Rubini A55.22 karat, më i madhi ndonjëherë, mund të shitet mbi 30.3 milionë dollarë, perla më e vlefshme e këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në ankand.
Perla do të dalë në ankand gjatë muajit qershor në New York, më pak se një vit qëkur firma kanadeze, Fura Gems, e zbuloi një nga minat e saj në Mozambik.
Duke njoftuar rreth shitjes së saj të mërkurën, Sotheby’s e përshkroi këtë perlë si “shumë të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg.
Duke njoftuar shitjen të mërkurën, Sotheby’s e përshkroi këtë perlë si “shumë të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg. I quajtur Estrela de Fura (ose Ylli i Fura në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht), kjo perlë pritet të arrijë “më shumë se” 30 milionë dollarë, njoftoi shtëpia e ankandit.
Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet – ato me ngjyra, në veçanti – rubinët konsiderohen gjithashtu ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë./UBTNews/