UBT News

Ruanda vendos të ndërpresë “menjëherë” marrëdhëniet diplomatike me Belgjikën

Qeveria e Ruandës ka vendosur të ndërpresë “menjëherë” marrëdhëniet diplomatike me Belgjikën, e cila e konsideron Kigalin përgjegjës për konfliktin në Republikën Demokratike të Kongos (RDK).

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme e Ruandës njoftoi se pas deklaratave të Belgjikës që synonin vazhdimin e deluzioneve të saj neokolonialiste, u vendos që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Brukselin me efekt të menjëhershëm.

Ky vendim është marrë pas vlerësimit të iniciativave të dobëta të Belgjikës kundër Ruandës“, thuhet në deklaratë.

Belgjika ka bërë deklarata dhe iniciativa që synojnë Ruandën shumë kohë përpara konfliktit të vazhdueshëm në RD të Kongos, theksohet në deklaratën ku pretendohet dhe se ajo vazhdimisht është përpjekur të minojë Ruandën.

Pasi mbrohet ideja se Belgjika ka mbajtur haptazi anë në konfliktin rajonal, më tej thuhet: “Është përpjekur të destabilizojë Ruandën dhe rajonin. Ajo vazhdon të ndërmarrë veprime sistematike në forume të ndryshme, duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime për të krijuar pamje të pajustifikuar armiqësore kundër Ruandës”.

Në deklaratë vihet theksi se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare të Ruandës dhe dinjitetit të qytetarëve të Ruandës ndërsa të gjithë diplomatëve belgë u kërkohet të largohen nga vendi brenda 48 orëve.

Gjithashtu thuhet se në përputhje me Konventën e Vjenës, Ruanda do të ruajë ndërtesat, pronat dhe arkivat e misionit diplomatik belg në Kigali.

Ruanda pezulloi bashkëpunimin e ndihmës me Belgjikën pasi Brukseli akuzoi Kigalin për mbështetjen e konfliktit që vazhdon në lindje të RD të Kongos dhe për sulm ndaj integritetit të saj territorial.

Exit mobile version