Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka aprovuar kërkesën e Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK) për ndarjen e mjeteve buxhetore mbi dy milionë euro për periudhën tetor-dhjetor 2023.
Krahas kësaj, komisioni po shqyrton raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022.
Nga deputetët e mazhorancës u ngritën shqetësime për mospërputhjen e shpenzimit të ujit dhe të hyrave të kompanive rajonale të ujësjellësve.
Komisioni po vazhdon shqyrtimin e pikave të tjera që janë në rend të ditës.