Studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Drin Sejdiu, përmes programit Erasmus+ po qëndron në mobilitet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Lubeck të Gjermanisë.
Në këtë rrugëtim të veçantë, studenti Drin Sejdiu ka krijuar eksperienca të ndryshme, si dhe ka ndërtuar komunikim me studentë e tjerë nga vende të ndryshme të botës.
Drini ka thënë se gjatë këtij rrugëtimi, njohuritë e fituara në UBT i kanë shërbyer si bazë e fortë.
“Njohuritë gjatë studimeve në UBT më kanë ndihmuar shumë, pasi që pas ardhjes në TH Lubeck e kam parë që njohuritë të cilat mund t’i marrësh nga profesorët në UBT, jo vetëm që të ndihmojnë në studimet në Kosovë, por gjithashtu je i gatshëm të përballesh edhe me gjëra të reja me të cilat edhe më ka hasur puna gjatë mobilitetit”, ka thënë Sejdiu.
Studenti Drin Sejdiu u ka rekomanduar të gjithë studentëve një eksperiencë të tillë, si dhe mes tjerash ka thënë që ata të mundohen sa më shumë që të shfrytëzojnë mundësitë e reja në UBT.