Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT i dha një kuptim gjithëpërfshirës të parimeve themelore të prodhimit, shpërndarjes dhe përdorimit të energjisë, me fokus të veçantë në fushën e energjisë elektrike, ish-studentit Nezir Spanca, i cili po vazhdon studimet Master në Universitetin e Shtutgartit, në Fakultetin e “Inxhinierisë Elektrike” me specializim në fushën e “Furnizim i Qëndrueshëm me Energji Elektrike”.
Krahas studimeve Neziri është i punësuar me kohë të pjesshme në kompaninë “Stadtwerke Tübingen”, e cila bën shpërndarjen e energjisë elektrike në regjionin ku jeton. Ai është në departamentin e zhvillimit strategjik.
“Edukimi dhe përvojat që kam fituar gjatë kohës sime në UBT kanë qenë thelbësore në formësimin e rrugëtimit tim profesional dhe në përgatitjen time për sfidat dhe mundësitë që kam përpara”, ka thënë Spanca.
Ai veçanërisht vlerëson rëndësinë e tyre në një mjedis akademik të përballueshëm si Gjermania, ku aftësitë analitike janë thelbësore për zgjidhjen e sfidave në fushën e inxhinierisë.
“Por, një gjë që do të dëshiroja të cekja me doemos është se, aftësitë analitike që kam zhvilluar në UBT kanë qenë të paçmueshme në ndjekjen time të arsimit të lartë, veçanërisht në një mjedis akademik konkurrues si Gjermania, e cila është e njohur për theksin në aftësitë analitike dhe përdorimin e këtyre aftësive për zgjidhjen e problemeve në fushën e inxhinierisë”, është shprehur Spanca.