Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi për media thekson se ende po vazhdon dëmtimi i gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve.
KRU “Prishtina” njofton se rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë do të mbetet pa ujë të pijshëm.
“Erdhi edhe muaji tetor dhe ne ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve.Rruga” Agim Ramadani” në Prishtinë, nga ky moment do mbeten pa ujë të pijshëm.Arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve.Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./UBTNews