UBT News

Rrokulliset me traktor, vdiq një person në Zubin Potok

Një person në Zubin Potok ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrokullisja e traktorit. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

“Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me traktor nga pakujdesia është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spital, ku si pasojë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version