UBT News

Rrokulliset me traktor, vdes një person në Mitrovicë

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së traktorit në Vërnicë të Mitrovicës. Policia e Kosovës njofton se drejtuesi mashkull derisa ishte duke trajtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin duke u rrokullisur, ku pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./UBTNews

Exit mobile version