Reddit, vetëdeklaruar si “ballina e internetit”, thotë se vlerësohet me 10 miliardë dollarë pasi ngriti një investim prej 700 milionë dollarësh.
Kompania vazhdon të ndërtojë biznesin e saj ndërsa përgatitet që një ditë të dalë publikisht. Platforma numëron 52 milionë përdorues aktivë në ditë dhe më shumë se 100 mijë nën-reddit-e aktive.
Në fillim të vitit kompania tha se kishe planifikuar të dyfishonte stafin në fund të 2021 me afro 1,400 punonjës.
Në tre mujorin e dytë të këtij viti Reddit raportoi të ardhura mbi 100 milionë dollarë, ose 192% më shumë se një vit më parë. /CIO Albanian