Një rrjet social i krijuar nga një prej kompanive të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se do të ndalet së funksionuari të premten.
“Rrjeti social YaRus do të pezullojë funksionimin më 30 qershor”, thuhet në një njoftim në Telegram.
“Pas analizave të kujdesshme të situatës aktuale ne jemi bindur se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme”, thuhet tutje në deklaratë.
YaRus ka qenë një grumbullues i madh i lajmeve dhe përmbajtjeve sociale në Rusi dhe mburrej me rreth 70 mijë përmbajtje në ditë./UBTNews/