Rrjeti i Grave të Kosovës i ka dërguar një letër shefit të Qeverisë, Avdullah Hoti, përmes së cilës ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
Në reagimin e RrGK-së thuhet se deklaratat e Selmanajt nuk e përfaqësojnë atë thjesht si individ, por ato përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës.
“Andaj, ne u bashkëngjitemi mijëra qytetarëve, duke përfshirë ata që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt. Kjo është e drejtë e popullit: të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqësit tanë politikë për të përfaqësuar interesat tona”, thuhet mes tjerash në reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës./UBTNews