UBT News

Rrjetet sociale të mbushura me lajme propaganduese nga Rusia: Gjenden në Meta, Facebook, Instagram dhe Telegram

Rrjetet sociale dështuan në ndalimin e dezinformimit të fushatave pro-Kremlinit. Sipas një raportit nga Komisioni Evropian, influenca dhe përhapja e të të ashtuquajturave “fake news” vijon të rritet vazhdimisht.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë llogari ruse në mbështetje të Kremlinit janë përfshire në një propagandë dezinformimi.

Kujtojmë fotografinë e famshme të Olena Kurilo, arsimtarja 53 vjeçare e cila në portretin e saj, të shkrepur nga Reuters, të gjymtuar nga plagët e invazionit, u deklarua si e rreme nga faqja zyrtare e ministrisë ruse, e cila për të kontrastuar lajmin, shfaqi foto të Kurilos para sulmit agresiv, duke mohuar faktin.

Më herët në muaj, BE-ja prezantoj Ligjet për Shërbimet Dixhitale (Digital Service Act) ku në bazë të së cilës platformat duhet të përputhin politikat e tyre me ligjet e reja, që kanë në fokus vrojtimin e përmbajtjeve për të shmangur lajmet e rreme si dhe dhunën verbale.

Sipas studimit, nëse DSA do ishte shpallur më herët, platformat në këto kushte do të ishin përballur me sanksione dhe gjoba të mundshme.

Një tjetër faktor i përmendur në studim, është se shkalla e rritjes së këtyre llogarive u rrit ndjeshë në rrjetin social X, ish-Twitter që kur ky I fundit u ble nga manjati i teknologjisë Elon Musk.

Çlirimi i politikave për përdoruesit si dhe zëvendësimi i një pjese të konsiderueshme të stafit nga inteligjenca artificiale për kontrollimin e përmbajtjeve të prodhuara nga përdoruesit, sipas raportit dha kontribut në përhapjen e pakontrolluar të informacioneve fiktive.

Vendimet e Musk për të mos kufizuar më llogaritë e drejtuara nga Kremlini në platformën e tij justifikohen me faktin se për të akte të tilla konsiderohen si censurë:

Sipas raportit, llogaritë pro-Kremlinit arrijnë audiencën më të madhe në platformat e Metës, Facebook dhe Instagram si dhe në Telegram, e cila përgjatë vitit 2023 sipas të dhënave është trefishuar.

Exit mobile version