Kur Samsung do të prezantojë linjën Galaxy S të 2022 më 9 shkurt, telefonët do të kenë në përbërje materiale të reja të qëndrueshme.
Ditën e diel kompania tha se kishte filluar të përdorte rrjeta peshkimi të ricikluara në pajisjet e fundit. Samsung do të inkorporojë materialin në produktet që do të prezantojë javën e ardhshme përpara se ti aplikojë në mbarë linjën e pajisjeve.
Zakonisht njerëzit mendojnë se shishet dhe qeset plastike janë ndotja më e madhe në oqeane, por përkundrazi është mikroplastika dhe rrjetat e peshkimit që shqetësojnë më tepër biologjistët.
640 mijë ton rrjeta peshkimi hidhen çdo vit dhe problemi po bëhet dita ditës më keq.
Samsung nuk është e para kompani që përdor materiale të hedhura në pajisjet e saj. Vitin e kaluar Microsoft prezantoi Ocean Plasic Mouse. Në përbërje të tij janë 20% plastikë deti. /PCWorld Albanian