Apple pritet të lansojë serinë e re të telefonave, iPhone 13, në mes të muajit shtator, bazuar në periudhën e lansimit të përvitshëm. Sivjet, kompania ka paralajmëruar për mundësinë e shtyerjes, megjithatë tashmë kanë nisur të rrjedhin detajet e serisë së re. iPhone 13 pritet të vijë në katër madhësi të ndryshme, por me ndryshime fundamentale.
Ndryshimi më i madh në dizajn do të jetë te njolla e telefonit. iPhone 13 do të ketë njollë më të vogël se pajisjet paraardhëse. Në fund, modulet e kamerave të pasme do të jenë më të mëdha se ndonjëherë më parë. Spekulimet janë se Apple po përgatit disa përditësime të tjera të kamerave.
Njolla pritet të zvogëlohet për rreth 25 për qind, në 2.57 centimetra nga 3.45 sa ishte më herët.
iPhone 13 po ashtu do të jetë 1.3 për qind më i trashë se iPhone 12.
Moduli i kamerës do të zë vend më shumë se ndonjëherë më parë.
Po ashtu, butonat anësorë mund të pozicionohen pak më poshtë se rregullisht.
Gjithçka pritet të konfirmohet kur Apple do ta mbajë konferencën “më 14 shtator”./koha