Shifrat e shoqatës britanike për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve tregojnë se numri i krimeve në internet kundër fëmijëve ka shënuar një rekord të lartë vitin e kaluar.
Gjithsej 6 mijë e 350 krime në lidhje me komunikimin seksual me fëmijët u regjistruan deri në mars 2023, një rritje prej 82% që kur kjo vepër u trajtua për herë të parë në 2017.
Fëmijët nën 12 vjeç përbënin një të katërtën e numrit të përgjithshëm të viktimave. Vajzat ishin në shënjestër në rastet kur dihej gjinia.
Rrjetet sociale ku më shumë janë të përhapura këto raste janë, Snapchat me 26% të rasteve, ndërsa Facebook, Instagram dhe WhatsApp i Metës janë përdorur në 47%.
Në total, 150 lojëra, aplikacione dhe faqe të ndryshme u përdorën për të shënjestruar fëmijët.
Shoqata e cila ka publikuar shifrat është një organizatë bamirëse britanike për mbrojtjen e fëmijëve.