UBT News

Rritje alarmante e migracionit të paligjshëm në Gjermani

Sipas raportit të fundit të Policisë Federale Gjermane, numri i emigrantëve të paligjshëm ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2023, duke arritur një rritje prej 33.4% në krahasim me vitin 2022. Raporti zbulon se numri i personave që kanë hyrë ilegalisht në Gjermani është rreth 266,224, një shifër e konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar.

Vendet kryesore të origjinës së këtyre emigrantëve janë Siria, Turqia dhe Afganistani. Policia Federale Gjermane ka njoftuar se shumica e këtyre individëve janë kapur nga forcat e rendit.

Raporti i BKA-së (Oficeri i Krimeve Federale të Gjermanisë) gjithashtu tregon se niveli i migracionit të paligjshëm në Bashkimi Evropian ka pësuar një rritje të ngjashme. Agjencia Evropiane e Kufijve dhe Rojës Bregdetare ka regjistruar 380,200 kalime të paligjshme përgjatë kufijve të jashtëm të zonës Shengen, duke shënuar numrin më të lartë vjetor që nga viti 2016.

Vendet kryesore të origjinës për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në Gjermani përfshijnë Sirinë me 54,207 individë, Turqinë me 35,732 dhe Afganistanin me 35,370. Raporti tregon gjithashtu se shumë nga këta emigrantë janë ndihmuar nga kontrabandistë dhe trafikantë të qenieve njerëzore, të cilët janë të përfshirë në aktivitetet e paligjshme të migracionit.

Këto të dhëna ngrenë shqetësime të mëdha për menaxhimin e kufijve dhe sigurinë në nivel evropian, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë dhe masa më efikase për të adresuar këtë fenomen në rritje./UBTNews/

 

Exit mobile version