Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë vdekur 89 pacientë si pasojë e COVID-19, dhe janë regjistruar 16 mijë e 774 raste të reja me COVID-19.
Masat e reja në Gjermani do të hyjnë në fuqi nga e hëna, por nuk janë aq strikte sikurse në Francë, ndonëse parashihet mbyllja e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, njoftoi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja Merkel deklaroi se dimri do të jetë i gjatë dhe i vështirë./UBTNews