Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në komunën e Gjakovës, i pari i kësaj komune, Ardian Gjini ka ndërmarrë masa të reja antiCOVID.
“Ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara. Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, duhet të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që t’iu kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online. Shërbimi i tatimit në pronë dhe ai i ofiqarisë do të jenë të hapura për qytetarë, në përputhshmëri me udhëzuesin për masat ndaj COVID-19. Qytetarët që hyjnë brenda objekteve të administratës së komunës, obligohen të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse. Në të kundërtën nuk do t’iu lejohet hyrja brenda objekteve për të marrë shërbimet. Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës duhet të vazhdojnë inspektimet rigoroze lidhur me respektimin e masave kundër virusit, në të gjitha institucionet publike, ato private si dhe në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjakovës.
Zbatimi i këtyre masave fillon nga nesër./UBTNews