UBT News

Rritja e mundësive në turizëm në Kosovë: UBT dhe IMC University diskutojnë strategjitë e reja

Përfaqësues nga IMC University of Applied Sciences Krems në Austri e cila është e njohur për programet e saj akademike në fushën e turizmit dhe gastronomisë, zhvilluan një vizitë të rëndësishme në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së. Ata u mirëpritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në një ngjarje që kishte si synim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional midis dy institucioneve.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi shprehu kënaqësinë për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë. Ai theksoi se kjo vizitë është një hap i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për studentët dhe profesionistët në fushat e turizmit dhe menaxhimit të hoteleve.

Specialistët nga IMC diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, të cilat synojnë ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe përmirësimin e programeve akademike në fushat e turizmit, menaxhimit të hoteleve dhe shërbimeve gastronomike. Bisedimet përfshinë gjithashtu idenë e zhvillimit të praktikave të përbashkëta, si dhe mundësinë e shkëmbimeve të studentëve dhe stafit mes dy institucioneve.

Kjo vizitë vjen në një moment kyç për Kosovën, e cila ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe gastronomisë, duke ofruar një mundësi për rritjen e njohjes ndërkombëtare dhe atraktivitetit të saj si destinacion turistik. Bashkëpunimi me IMC University of Applied Sciences Krems pritet të sjellë përfitime të ndjeshme për të dy palët, si dhe për sektorin e turizmit në vend.

Në përfundim të takimit, u shpreh optimizmi për një partneritet të suksesshëm në të ardhmen, që do të ndihmojë në avancimin e arsimit dhe praktikave profesionale në këto fusha./UBTNews/

Exit mobile version