UBT News

Rritja e flokëve pa kimikate: Katër vajrat natyralë më efektivë për forcim dhe rigjenerim

Nëse doni të stimuloni rritjen e flokëve, të forconi rrënjët dhe të rigjallëroni skalpin e kokës, këto vajra duhet të bëhen aleatët tuaj.

Në një epokë kur po largohemi nga kimikatet agresive dhe po kërkojmë zgjidhje më të buta, vajrat natyralë po fitojnë vend të merituar në rutinat e bukurisë.

Flokët e shëndetshëm, të trashë dhe me shkëlqim nuk janë një ideal i paarritshëm. Vajrat kanë qenë pjesë e ritualeve tradicionale të bukurisë për shekuj me radhë, ato po konfirmohen edhe si një alternativë moderne ndaj përgatitjeve laboratorike.

Vaji i ricinit, një aleat i provuar për forcimin e rrënjëve

Një klasik me arsye. I pasur me acid ricinoleik, ka veti antiinflamatore, antibakteriale dhe stimulon mikroqarkullimin në skalpin e kokës, çka forcon rrënjët dhe nxit rritjen. Ngrohni pak disa pika, masazhon skalpin e lëreni të veprojë për 30 minuta, ideale është gjatë gjithë natës. Shpëlajeni mirë me shampo.

Vaji i kokosit, mbrojtje dhe hidratim i thellë

Për ata që kanë probleme me flokë të thatë vaji i kokosit është zgjedhja ideale. Ai depërton në boshtin e flokëve dhe e mbron atë nga humbja e proteinave, duke ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin e tij. Më i miri për flokë të thatë e skalp të dehidratuar, kombinoni me disa pika vaj rozmarine për efekt më të fortë.

Vaji i rozmarinës, një alternativë natyrale ndaj minoksidilit

Vaji esencial i rozmarinës është bërë viral me të drejtë, efektiviteti në stimulimin e rritjes së flokëve është i krahasueshëm me minoksidilin, por pa përbërës agresivë. Përzieni 3-5 pika vaj rozmarine me vaj bazë (jojoba, bajame ose kokos), masazhoni skalpin e kokës dy deri në tre herë në javë.

Vaji i rrodheve, një zgjidhje qetësuese për rënien e flokëve

Ideal për ata që vuajnë nga rënia e flokëve. Ai stimulon qarkullimin e gjakut, ushqen folikulat, ka efekt qetësues, ndihmon gjithashtu në luftimin e zbokthit.

Vaji i jojobës, hidratim i lehtë për çdo lloj flokësh

Vaji i jojobës është ndër vajrat më të butë e më të ekuilibruar. Përbërja e tij i ngjan sebumit natyral të lëkurës, nuk bllokon poret dhe nuk e rëndon flokun, ndërsa njëkohësisht e hidraton dhe e mbron nga tharja. Rekomandohet veçanërisht për skalpin me yndyrë, sepse siguron hidratim pa yndyrë të tepërt.

Si t’i përfshini vajrat në rutinën tuaj – pa dështuar?

Para shamponit: Aplikoni vajin e zgjedhur në skalpin e kokës dhe në gjatësinë e flokëve. Lëreni 30 minuta deri në disa orë, shpëlajeni mirë.

Në një masazh të skalpit: Masazhi i rregullt me vaj të ngrohtë stimulon mikroqarkullimin dhe rritjen.

Si mbrojtës për majat: Pas larjes, aplikoni një ose dy pika në maja për t’i mbrojtur nga tharja dhe këputja.

Exit mobile version