Ministri i Financave, Hekuran Murati i propozoi Komisionit për Buxhet që të falen 100 eurot e para për secilin tatimpagues të pronës.
Ky propozim i Ministrisë së Financave, ai tha se bëhet për shkak të gjendjes së rëndë financiare tek shumë qytetarë dhe inflacionit të lartë.
Murati këtë propozim e bëri gjatë raportimit në këtë komision lidhur me rritjen e çmimit të tatimit në pronë.
Ndërsa këtë ide nuk e pranoi ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai sikurse para disa ditësh në një intervistë për KP, kërkoi që të ndryshohet ligji aktual për shtyrjen e shtrenjtimit të tatimit deri në janar të vitit 2024.