UBT News

Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron pako të masave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, si pasojë e ngritjeve të çmimeve të produkteve elementare.

Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë, tha se kriza ekonomike globale po reflekton edhe në Kosovë, si pasojë e importit të madh.

“Pasojat në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Si vend importues Kosova nuk mund të bënte përjashtim. Në vizionin tonë për ekonomi po angazhohemi në nxitje të investimeve në kapacitetet prodhuese, fushata për fajësimin e qeverisë mund të ketë vetëm efekt për manipuluesit. Po punojmë nga sot dhe ditët në vijim për një pako masash”, tha ai.

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkoi çmimet janë ngritur për 4.9%.

Exit mobile version