Rritet çmimi i Bitcoin mbi nivelin e 44 mijë dollarëve për herë të parë që nga fillimi i prillit të vitit 2022 me optimizëm se fondet e tregtuara në shkëmbim Bitcoin (ETF) do të merrnin miratimin në SHBA.
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, mbërriti në 44.428 dollarë të martën, një nivel që nuk është parë që nga 6 prilli i vitit 2022 kur kishte parë një rënie masive ditore prej 5.1%.
Ethereum, monedhë digjitale alternative e Bitcoin, gjithashtu u rrit në 2310 dollarë gjatë ditës, duke shënuar nivelin e tij më të lartë që nga 11 maji i vitit 2022 kur kishte rënë me 11.2% atë ditë.
Disa monedha digjitale pësuan rritje të çmimit deri në 20% në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të aseteve digjitale CoinMarketCap./AA