Më herët, në Portland të Oregonit, u raportua për një pajisje ndezëse në një kuti votimi, por një mekanizëm kundra zjarrit ndihmoi në shmangien e dëmtimeve të mëdha, me vetëm tre fletë votimi të prekura.
“Sulmi ndaj kutive të votimit është një sulm ndaj demokracisë sonë dhe është krejtësisht e papranueshme,” tha Sekretarja e Shtetit të Oregonit, LaVonne Griffin-Valade. Në një reagim të ngjashëm, Sekretari i Shtetit të Uashingtonit, Steve Hobbs, dënoi çdo akt dhune që synon të prishë zgjedhjet.
Këto incidente pasojnë një sulm të ngjashëm në një kuti postare në Feniks të Arizonës, ku një i dyshuar u arrestua për vënien e zjarrit që çoi në dëmtimin e rreth 20 fletëve votimi.
Këto ngjarje ndodhin në një kohë kur zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë lëshuar alarmin për rritjen e dhunës së mundshme të lidhur me zgjedhjet nga ekstremistë brenda vendit.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka paralajmëruar se ekstremistët e dhunshëm përbëjnë kërcënimin më të madh fizik për zyrtarët, votuesit dhe infrastrukturën e lidhur me zgjedhjet.