UBT News

Rritet prodhimi i industrisë përpunuese, bie numri i punësimit në këtë sektor

Në muajin korrik të këtij viti, numri të punësuarve kishte rënie në sektorin e industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) me 15. 2 për qind.

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë këtij muaji, indeksi i vëllimit të industrisë kishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese për 6.2 për qind.

“Në muajin korrik 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte ulje në sektorin e: industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) 15. 2 për qind, furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 4 për qind, furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 3,8 për qind, si dhe në sektorin e Industrisë përpunuese 1,2 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak korrik 2022”, thuhet në raportin e ASK-së për Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin korrik 2023.

Sipas ASK-së, kishte rënie të prodhimit në sektorët: furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 6,5%, industri nxjerrëse (minierat dhe guroret) 5,6 për qind dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 3,2 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, korrik të vitit 2022.

Exit mobile version