Boris Johnson është zotuar të publikojë një raport zyrar rreth festave të ndryshme dhe tubimet e tjera, të cilat dyshohet se janë mbajtur nga ekipi i tij në Downing Street, dhe ndonjëherë edhe nga vetë kryeministri.
Ata dyshohet se moren pjesë në shkelje të rregullave të bllokimit, përcjell UBT News.
Johnson ka refuzuar thirrjet për të dhënë dorëheqjen. Por fati i tij mund të varet nga rezultati i një hetimi të Sue Grey që do të bëhet për festat në kopsht, pijet e lamtumirës, argëtim gjatë Krishtlindjeve dhe ditëlindjet që thuhet se vazhduan ndërsa shumica e popullsisë iu bind udhëzimeve për të hequr dorë nga ngjarje të tilla.
Në fillim të kësaj jave publikimi i shumëpritur i këtij raporti mendohej të ishte i afërt, por ende nuk dihet koha e saktë e publikimit.
Sipas disa teorive së fundi, thuhet se raporti mund të jetë duke iu nënshtruar kontrolleve ligjore për t’u siguruar që nuk komprometon hetimin e policisë për ngjarjet në Downing Street që Scotland Yard njoftoi në fillim të kësaj jave./UBTNews/