Qeveria e Kosovës do të rrisë pagën minimale në 350 euro, ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit. Kurti para kabinetit qeveritar tha se niveli i pagës minimale do të jetë i liruar nga tatimi.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vitesh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin që niveli i pagës minimale të jetë 2 euro për dy orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona.