Në muajin tetor të vitit 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 55 022,prej tyre 44,87%, ishin vendorë dhe 55,13% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2022, (42.050 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 30,8%. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas këtyre të dhënave, numri i net-qëndrimeve ishte 150.747, prej tyre 57,90% nga vendorët dhe 42,10% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës me 8.688 vizitorë dhe më 41.486 net-qëndrime.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me tetor 2022 ka rritje të vizitorëve për 14,2%. Në total, 30. 333vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.