Është numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në Indi. Mediat ndërkombëtare raportuan se 72 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën shtetin Himachal Pradesh, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Sipas zyrtarëve lokalë, bilanci i viktimave mund të jetë i përkohshëm.
Trupi i viktimës së fundit, një profesor universiteti, u gjet në tempullin Shiv Bawadi të Shimla, i cili u shemb të hënën.
Dyshohet se nën rrënojat e objektit fetar ka edhe trupa të tjerë.