Raporti ditor i Policisë së Kosovës tregon një rritje të numrit të tiketave në trafik, të shqiptuara në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit, dje janë shqiptuar 2159 tiketa, që është për rreth 150 më shumë se një ditë më parë.
Janë njoftuar edhe 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente trafiku me dëme materiale.
Persona të arrestuar ishin 16, të dërguar në mbajtje – 12, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
