Mbi 1 mijë e 500 persona raportohet të kenë vdekur në Siri si pasojë e tërmetit. Këto shifra të fundit vijnë nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe agjencitë shtetërore të lajmeve siriane. Ndërsa në Turqi raportohet për 3 mijë e 381 viktima.
Sipas Kombeve të Bashkuara, tërmeti me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë jugore mëngjesin e së hënës ishte më i fuqishmi i regjistruar në më shumë se 80 vjet./UBTNews/