UBT News

Rritet numri i gazetarëve palestinezë të vrarë në Gaza

Është rritur numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Rripin e Gazës si pasojë e agresionit të vazhdueshëm izraelit që nga 7 tetori.

“Numri i gazetarëve të vrarë është rritur në 117 që nga fillimi i luftës gjenocidale në Gaza pas vdekjes së dy kolegëve gazetarë, Fouad Abu Khammash dhe Muhammad al-Thalathini”, tha në një deklaratë zyra për media e qeverisë në Gaza.

Tutje në njoftim u tha se ushtria izraelite “ka shënjestruar qëllimisht gazetarët palestinezë që nga fillimi i luftës, për të parandaluar raportimin e krimeve që ajo kryen në Gaza”./UBTNews/

Exit mobile version