ASK në publikimin e raportit për Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin tetor 2023, bën të ditur se numri i udhëtarëve ishte 4 mijë e 990 ose 24.9 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ashtu në këtë raport thuhet se në muajin tetor 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 mijë e 227 ose 56% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 992 263 ose 2,3% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, në muajin tetor të këtij viti, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 627 342 ose 9,2% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 288 899 ose (-1,6%) më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.