Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios është rritur në 193, thanë organizatorët, transmeton AA.
Sipas komitetit organizativ, 24 persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin.
Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden 4 sportistë dhe 15 punonjës.
Të infektuarit janë vendosur në karantinë.