UBT News

Rritet interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta

Sipas të dhënave të Agjencinë për Regjistrim Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari.

Ky numër po konsiderohet mjaft i madh dhe se pajisja e qytetarëve me pasaportë po merr kohë më shumë se një muaj.

Zyrtarë në Aeroportin e Prishtinës kanë njoftuar se nga data 1-15 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103 mijë e 248 udhëtarë në shkuarje apo 20 mijë e 531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3 mijë e 687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2 mijë e 408 autobusë.

Exit mobile version