UBT News

​Rritet inflacioni në Itali

Norma vjetore e inflacionit të Italisë u rrit në 0.8% në janar, nga 0.6% sa ishte në muajin dhjetor, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga ISTAT të enjten.

Agjencia kombëtare e statistikave tha se indeksi i saj i çmimeve të konsumit u rrit me 0.3% në muajin janar në terma mujorë.

Sipas ISTAT, ‘inflacioni bazë’, duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin e papërpunuar, u ngadalësua nga 3.1% në 2.8%.

Norma bazë e inflacionit duke përjashtuar vetëm mallrat e energjisë ra nga 3.4% në 3.1%, sipas ISTAT.

Agjencia tha se çmimet e ushqimeve, produkteve shtëpiake dhe mallrave të kujdesit personal u rrit nga 5.3% në 5.4% në terma vjetorë./ANSA

Exit mobile version