Një raport i ri nga Bloomberg thotë se Shtëpia e Bardhë po bëhet gjithnjë e më e frustruar me sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve civilë po shkon duke u rritur.
Duke cituar disa njerëz të njohur me këtë çështje, botimi raportoi një përçarje në rritje midis dy aleatëve. Ai tha se zyrtarët e administratës amerikane po kishin biseda të vështira me homologët e tyre izraelitë, por këto kanë kaluar pa u vënë re.
Burimet thanë se administrata ka shtuar mesazhet e saj private për Izraelin pasi padurimi është rritur. Në të njëjtën kohë, administrata e Presidentit Joe Biden është ende duke përmbushur kërkesat e Izraelit për armë dhe deri më tani nuk ka kërcënuar me ndonjë pasojë kundër Izraelit./UBTNews/