UBT News

Rritet frika për të ardhmen e ushtarëve të Mariupolit që u dorëzuan dhe tani po mbahen në Rusi

Më shumë se një mijë luftëtarë që u dorëzuan pas rënies së Mariupolit janë transferuar në Rusi për t’u hetuar – sipas mediave shtetërore.

Për ukrainasit ata janë heronj kombëtarë. Marinsat, rojet kufitare dhe luftëtarët e Azovit e ndaluan përparimin rus për më shumë se tetëdhjetë ditë.

Por në Rusi, ata shihen shumë ndryshe, veçanërisht anëtarët e Batalionit Azov, një njësi që dikur kishte lidhje me të djathtën ekstreme.

Pas kapjes së tyre, pati thirrje nga politikanët rusë që ata të mos trajtoheshin si robër lufte – por si terroristë dhe kriminelë lufte.

Ka frikë se transferimi i tyre për “hetim” mund të jetë fillimi i këtij procesi dhe fundi i shpresave ukrainase se ata do të kthehen përmes shkëmbimit të të burgosurve.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina arritën të kryejnë një shkëmbim të të vdekurve – përfshirë ata që vdiqën duke mbrojtur Mariupolin. Dy palët dorëzuan 160 trupa – një moment i rrallë armëpushimi në këtë konflikt më të përgjakshëm./UBTNews/

Exit mobile version