Mediat zvicerane raportojnë se pas njoftimit të qeverisë më 8 shtator, një numër në rritje njerëzish po regjistrohen për vaksinimin, dhe madje shumë prej tyre po shfaqën në qendrat e vaksinimit pa termin.
Kjo po shihet si pasojë e strategjisë së qeverisë për certifikatën Covid.
Shumica e këtyre njerëzve nuk kishin ndërmend të vaksinoheshin. Ata citojnë zgjatjen e kërkesës për certifikatë, si një arsye pse ata ndryshuan mendje, sipas transmetuesit publik SRF.