Çmimet e naftës u rritën të enjten pas të dhënave që tregojnë kërkesë më të lartë në SHBA, vendi më i madh konsumues i naftës në botë, dhe vendimi i bankës qendrore të Kinës për të ulur raportin e rezervës së bankave, duke treguar më shumë masa mbështetëse që do të vijnë.
Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 80.41 dollarë për fuçi në orën 10:20 të mëngjesit, një rritje prej 0.46% nga çmimi i mbylljes prej 80.04 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të mërkurën.
Standardi amerikan, West Texas Intermediate (WTI), tregtohej në të njëjtën kohë me 75.49 dollarë për fuçi, 0.53% më shumë nga mbyllja e së mërkurës prej 75.09 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës u rriten në tregtinë aziatike për shkak të pritjeve të mëdha të kërkesës së SHBA pas një rënieje më të madhe se sa pritej në rezervat e naftës së papërpunuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën, inventarët komercialë të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me rreth 9.2 milionë fuçi në 420.7 milionë fuçi, krahasuar me pritjet e tregut për një rënie prej rreth 3 milionë fuçi./AA