UBT News

Rritet çmimi i Bitcoin në mbi 50 mijë dollarë

Bitcoin ka shënuar rritje në mbi 50 mijë dollarë, pasi monedha virtuale po vazhdon të dalë nga një rënie disa mujore.

Kjo është hera e parë që Bitcoini ka arritur këtë moment historik që nga 15 maji. Edhe ethereumi shënoi rritje për 3%, kurse dogecoin për 2%.

Çmimi i kriptomonedhës po rritet pasi PayPal (PYPL) njoftoi se do t’i lejojë njerëzit të blejnë, mbajnë dhe shesin katër lloje të kriptomonedhave – bitcoin, ethereum, litecoin dhe bitcoin cash në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky njoftim shënon zgjerimin e parë ndërkombëtar të ofrimit të kriptomonedhës së kompanisë jashtë Shteteve të Bashkuara, ku e nisi shërbimin në tetor të vitit të kaluar./UBTNews

Exit mobile version