Tanimë është rritur edhe çmimi i biletave. Sot është bërë e ditur që është rritur çmimi i biletës së autobusëve të linjës Prishtinë-Gjakovë. Nga katër euro sa ishte çmimi i biletës Prishtinë-Gjakovë, tani është bërë pesë euro. Kështu ka njoftuar kompania “Sharri” përmes një shkrimi në Facebook.
“Njoftim: Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €. Sharr”, thuhet në njoftimin e Sharr Travel.