236.2 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2024. Sipas këtij institucioni rritja është 25.8 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar apo 12.2 përqind shprehur në përqindje.
“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet në kumtesë.