UBT News

Rriten sulmet antisemitike në Francë

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin tha se mbi 1 mijë sulme antisemitike janë regjistruar në Francë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. Sipas tij, qindra persona janë arrestuar.

“Numri i akteve antisemitike është rritur”, tha ministri gjatë një interviste në France 2.

Nga 486 të arrestuarit, 102 janë të huaj, shtoi ai.

Komuniteti hebre në Francë, që vlerësohet të jetë mbi gjysmë milioni, është më i madhi në Evropë dhe i treti në botë, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Policisë në Paris, Laurent Nuñez tha të dielën se vetëm në zonën metropolitane janë regjistruar 257 raste antisemitike, me 90 të arrestuar./UBTNews/

 

Exit mobile version