Shitjet e ngrohësve elektrikë janë rritur në Gjermani ndërsa gjermanët po përgatiten për një krizë të mundshme energjetike këtë dimër.
Diku 600 mijë ngrohës elektrikë janë shitur në Gjermani në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, sipas firmës së hulumtimit të tregut GFK – një rritje prej 35% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por ekspertët janë kundër kësaj ideje, duke thënë se është më e shtrenjtë të përdoret një ngrohës elektrik dhe se përdorimi i njëkohshëm i tyre mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë.
“Në dy muajt e fundit kemi parë rritje të ngrohësve elektrikë dhe rrezikojmë të mbesim pa ta”, deklaroi Frank Doring, pronar i dyqanit elektrik Eisen Doring në Berlin.
“Nuk e di se kur furnizuesit do të sjellin ngrohje të reja”, shtoi ai. “Sepse ata janë të gjithë tashmë të rraskapitur. Ky është një problem i madh”.
Gjermania është shumë e varur nga importet ruse të energjisë dhe reduktimet e përsëritura të gazit nga Gazprom kanë ngritur frikën se Rusia mund të ndërpresë furnizimet në përpjekje për të fituar ndikim politik mbi Evropën, e cila ka vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë për luftën në Ukrainë./UBTNews/