Me qenë se certifikatat e vaksinave për COVID-19 janë bërë të detyrueshme rreth botës, disa njerëz po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të krijuar certifikata të rreme, e që kanë çmimin prej vetëm 100 eurosh.
Në vetëm pak muaj llogaritë të cilat po shesin certifikata të rreme janë rritur shumë. Ato po shpërndahen nëpërmjet postës elektronike dhe kësisoj janë duke shkaktuar rritje të krimit kibernetikë përmes internetit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv
Agjencia kibernetike Check Point thanë se falsifikuesit mund ta bëjnë fotoshop dhe ta shesin me informacione të duhura. Ndërsa, një nga platformat e cila po bën më së shumti falsifikimin e certifikatave është Telegrami.
Italia dhe disa vende të tjera Evropiane kanë krijuar aplikacione të ndryshme për të vërtetuar nëse një certifikatë është autentike apo jo, por e gjithë kjo mund të mos mjaftojë.
Që nga fillimi i pandemisë, popullariteti i këtyre kanaleve është rritur, ndërsa personat e pavaksinuar janë kategoria më e prirur që të blenë leje të rreme shëndetësore.
Pavarësisht se sistemet kombëtare të parandalimit janë efikase, ndjekja e këtij lloji të mashtrimit është bërë jashtëzakonisht sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtimet ndërkombëtare.