UBT News

Rriten rastet me kolera në Haiti

Në Haiti po rriten rastet me kolera, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të siguruara nga AFP të martën, duke nxitur frikën për një fatkeqësi të re në vendin tashmë të thelluar në krizë humanitare dhe atë të sigurisë.

Sipas një raporti të ministrisë, që nga e hëna, janë identifikuar 606 raste të dyshuara dhe 66 raste të konfirmuara.

Kjo përbën një rritje prej 222 rastesh të reja të dyshuara midis 13 dhe 17 tetorit. Po ashtu bëhet e ditur se edhe 22 vdekje u regjistruan në objektet mjekësore.

Raste të dyshuara janë regjistruar gjithashtu edhe në rajone të reja të vendit të varfër të Karaibeve, veçanërisht në rajonin qendror.

Një nga epiqendrat e sëmundjes është burgu civil në Port-au-Prince, me 271 raste të dyshuara, 12 të konfirmuar dhe 14 persona të vdekur, thuhet në raportin e ministrisë./UBTNews/

Exit mobile version