UBT News

Rriten rastet me COVID-19, OBSh thotë se fundi i pandemisë është larg

Infeksionet me COVID-19 u rritën në 110 vende – me numrin e rasteve që u rritën me 18% gjatë javës së kaluar, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia është larg fundit. Me kalimin e kohës, ai frikësohet se kjo mund ta vështirësojë zbulimin e varianteve të reja në zhvillim dhe potencialisht të rrezikshme.

Numri i vdekjeve nga COVID në mbarë botën është në nivelin e ngjashëm me një javë më parë, por ka pasur rritje në tri rajone: Lindja e Mesme, Azia Juglindore dhe Amerika. Dhe Lindja e Mesme po përballet me rritjen më të theksuar të rasteve të koronavirusit gjatë shtatë ditëve të fundit – me infeksione që u rritën me 47%. Në Evropë dhe Azi Juglindore rastet e konfirmuara u rritën më 32%, e në Amerikë 14%.

Në përgjithësi, mbi 4.1 milionë raste u raportuan globalisht javën e kaluar, dhe rritja e rasteve u shkaktua nga variantet e Omicron-it, BA.5 dhe BA.5.

Shefi i OBSH-së gjithashtu ngre alarmin se qindra miliona njerëz në mbarë botën mbetën të pavaksinuar./UBTNews/

Exit mobile version