UBT News

Rriten kërkesat për veshje tradicionale në Kabul

Shitësit e veshjeve tradicionale në Kabul thonë se qeveria e re e Talibanit po synon t’i rrisë të ardhurat e tyre.

“Biznesi ynë ka ndryshuar. Njerëzit s’po kërkojnë më bluza dhe pantallona, ata po kërkojnë veshje tradicionale. Njerëzit s’kanë kaq shumë para, por ka kërkesa më shumë sesa zakonisht”, deklaroi shitësi Abdul Hameed.

Megjithatë dyqanet që shesin xhinse, kostume dhe veshje tjera kanë thënë se fitimet e tyre po bien.

Sayed Numan Sadat i tha Reuters se njerëzit nuk po guxojnë të hyjnë në dyqanin e tij, i cili ka fustana më elegant.

“Tani për tani, na kanë lejuar të drejtojmë biznesin tonë. Nëse gjërat përmirësohen, ne do të vazhdojmë. Nëse jo, ne do ta mbyllim biznesin tonë dhe do të fillojmë një lloj të ri biznesi për të ushqyer veten”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version