Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4.9 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2023 ishte më i lartë në një mesatare prej 4.9 për qind krahasuar me vitin 2022.
“Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (11,4%), prodhimet ushqimore (11,3%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (11,2%), buka dhe drithërat (8,9%), qumështi, djathi dhe vezët (8,4%), mishi (7,8%), energjia elektrike gaz dhe lënde djegëse te tjera (7,5%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtja e shtëpisë (7,3%), strehimi , uji, energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,4%), pijet alkoolike, duhani (6,4%), pijet joalkoolike (6,3%), restorantet dhe hotelet (5,8%), mallra dhe shërbime te ndryshme (3,8%), blerja e automjeteve (3,8%), veshje dhe këpucë (3,4%), shëndetësia (2,7%) me një ndikim te përbashkët te këtyre nëngrupeve prej 6,2 përqindja në IHÇK-it”, thuhet në raport.
Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 11,4 për qind përdorimi i pajisjeve të transportit personal 8,3 për qind, transporti 2,2 për qind me një ndikim te përbashkët prej 1,3 për qind në IHÇK-it.
Sipas ASK-së, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3 për qind në muajin dhjetor 2023 krahasuar me muajin dhjetor 2022.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (16,6%), perimet (16,4%), pajisje terapeutike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,6%), pijet alkoolike, duhani (6,5%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale te transportit (6,5%), prodhimet ushqimore (6,3%), qelqurinat , takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,8%), restorantet dhe hotelet (3,9%), produktet mjekësorë aparature dhe pajisje (3,6%), shërbimet ambulatore (3,4%), buka dhe drithërat (2,4%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,4%), veshje dhe këpucë (2,0%), gazi (2,0%), shërbimet financiare (1,8%), mishi (1,3%), mobilje dhe orendi qilima dhe mbulesa te tjera dyshemeje (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 10,5%, qumështi, djathi dhe vezët 3,7%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj 0,9%, mjetet e komunikimit 0,4% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.
Ndërsa, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 0,3% në muajin dhjetor 2023 krahasuar me muajin nëntor 2023.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it: shërbimet për transport (16,7%), energjia elektrike (10,3%), perimet (2,6%), duhani (1,7%), qumështi, djathi dhe vezët (1,7%), pajisjet shtëpiake (0,4%), pijet joalkoolike (0,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK”, bën të ditur ASK-ja.
Ndërsa rënia e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-6,0%), buka dhe drithërat (-0,8%), shëndetësia (-0,2%), veshje dhe këpucë (-0,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK.